Pajisje ftohëse dhe termo-teknike, të prodhuara në Kosovë
Që nga viti 1987 projektojmë, prodhojmë dhe servisojmë pajisje për markete, gastronomi dhe agrobiznes.
Nga vitrinat ftohëse për markete deri te kuzhinat profesionale dhe pajisjet për agrobiznes – çdo gjë projektohet dhe prodhohet në fabrikën tonë.
Vitrina ftohëse vertikale për markete, shitore dhe verëtari.
11 modele
Vitrina ftohëse horizontale me xhama të drejtë, të rrumbullakët ose të pjerrët.
11 modele
Enterierë të plotë për furra buke: banakë, vitrina dhe rafte sipas masës.
7 modele
Komora ftohëse, dyer, këmbyes dhe monoblloqe për industri dhe agrobiznes.
10 modele
Cisterna, pasterizatorë, tharëse dhe pajisje inoksi për përpunim ushqimor.
16 modele
Pajisje profesionale për restorante, hotele dhe piceri.
20 modele

“OSA Termosistem”, e themeluar më 1987 dhe e privatizuar më 2003, është e specializuar për prodhimin e këmbyesve dhe të pajisjeve termo-teknike në lëmitë e ftohjes, ngrohjes dhe ventilimit.
Përveç cilësisë stabile, prodhimet tona kanë dizajn bashkëkohor, çmime të pranueshme dhe afate të shkurtra të liferimit.
Rezultatet tona mbështeten në tre sektorë që punojnë si një: projektim – konstruktim – prodhim.
Thelbi dhe nyja lidhëse e punës sonë: nga ideja te vizatimi teknik dhe prodhimi.
Këmbyes, vitrina ftohëse, komora dhe pajisje termo-teknike të prodhuara në fabrikën tonë në Bërnjak.
Servis i siguruar brenda dhe jashtë afatit të garancisë, nga serviserë të pajisur me pajisje moderne.
Prodhime standarde që kanë gjetur vendin e tyre në treg, krahas prodhuesve me renome botërore.
Çdo pajisje kalon nëpër sektorin tonë të konstruktimeve dhe përshtatet me hapësirën tuaj.
Prodhimi vendor na mundëson çmime të pranueshme dhe liferim të shpejtë.
Për të gjitha prodhimet tona kemi licencë dhe ateste.
Shfletoni katalogët sipas linjës së prodhimit.
Nga organizata ndërkombëtare dhe ministri deri te marketet, hotelet dhe furrat e lagjes.






















Projekt i financuar nga BE-jaNë vitin 2019, kompania jonë (OSA TERMOSISTEM SH.P.K.) përfitoi mbështetje financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Skemës së Granteve IPA për Mbështetjen e Bujqësisë dhe …
Lexo më shumëNa tregoni çfarë ju nevojitet dhe ne ju përgatisim ofertën.
Kërko ofertë