Për ne
“OSA Termosistem”, e themeluar më 1987 dhe e privatizuar më 2003, është e specializuar për prodhimin e këmbyesve dhe të pajisjeve termo-teknike në lëmitë e ftohjes, ngrohjes dhe ventilimit.
Rezultatet tona mbështeten në skemën organizative që përbëhet nga sektori i konstruktimeve dhe i projektimeve, sektori i prodhimit të këmbyesve dhe të pajisjeve termo-teknike, si dhe sektori i servisimit.
Sektori i konstruktimeve është thelbi dhe nyja lidhëse: projektim – konstruktim – prodhim.
Rezultatet janë evidente në një varg të tërë prodhimesh standarde, të cilat në saje të veçorive të tyre kanë gjetur vend në treg, pavarësisht konkurrencës së prodhuesve me renome botërore.
Përveç cilësisë stabile, prodhimet tona kanë dizajn bashkëkohor, çmime të pranueshme dhe afate të shkurtra të liferimit. “OSA Termosistem” ka licencë dhe ateste për të gjitha prodhimet.
Programi themelor dhe pajisjet teknologjike janë bazë e suksesit tonë. Vargu i gjatë i prodhimeve cilësore është rezultat i punës sonë dhe i pajisjeve më bashkëkohore, ndërsa njohuritë dhe përvoja e punëtorëve të prodhimit janë bazë e suksesit shumëvjeçar në ruajtjen e nivelit të cilësisë.
Për të gjitha prodhimet tona është i siguruar servisimi brenda dhe jashtë afatit të garancisë. Serviserët janë të aftësuar dhe të pajisur me pajisje moderne që sigurojnë punën normale dhe pastërtinë e ambientit.
Ju mirëpresim!
Keni një projekt? Le ta ndërtojmë së bashku.
Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ne ju përgatisim ofertën.
Kërko ofertë